Katër këngë janë gati nga Ronela Hajati
21 Gusht 2020
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka gati katër projekteve të reja muzikore.
Në një video që ka publikuar në rrjetin social Instagram, Ronela shfaqet gjatë xhirimeve të videoklipit të njërës këngë.
“Katër këngë gati dhe klubet e natës s’janë të hapura…gjynah për Zotin”, shkroi Ronela krahas videos.
“Bardh’ e blu” titullohet projekti i fundit i Ronela Hajatit, në bashkëpunim me DJ Sardin, i cili është publikuar më 28 korrik./21Media