Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komisioni për Integrim Evropian dhe komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, janë këto katër komisione që do të mblidhen sot.

Komisioni për të Drejtat, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur e Peticioni do të nisë mblidhet në ora 11:00. Me komisionin do të kenë takim përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres”, dhe përfaqësuesin e OJQ-së “Ngritja e Zërit”.

Ndërsa në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të jetë edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Benik Osmani. Ky komision që do të mblidhet në ora 11:00 do të jetë shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

E komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet në ora 12:00. Në këtë komision do të raportojë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndërsa, në komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 që do të mblidhet në ora 14:00, pritet që të raportojë Hidajete Pireva, mjeke në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Para deputetëve të këtij komisioni do të raportoj edhe Vlora Maholli mjeke në QKFM të Fushë Kosovës si dhe Hajrie Hoti, mjeke në QKMF të Prishtinës.