Katër lojtarë të Barcelonës lëndohen në Ligën e Kombeve

Java aktuale ka qenë e mbingarkuar me ndeshje të nivelit ndërkombëtarë, ku kombëtare të shumta po synojnë që t’i arrijnë objektivat e tyre në Ligën e Kombeve.
Por, për gjigantët e shumtë evropianë kjo garë e UEFA-s nuk pëlqehet shumë pasi që lojtarët e tyre pësojnë lëndime, dhe në këtë situatë gjendet edhe Barcelona.
Katër lojtarë të Barcelonë kanë pësuar lëndime në detyrat me kombëtaret e tyre, lajm ky jo i mirë për trajnerin Xavi para ndeshjes me rivalin e përbetuar, Real Madridin.
Mbrojtësi, Jules Kounde është larguar nga kampi i Kombëtares së Francës për shkak të një lëndimi që e pësoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Francës.
Po ashtu, listës së lënduarve i janë bashkangjitur edhe Frenkie De Jong dhe Memphis Depay, pasi që të dy u lënduan në fitoren e mbrëmshme të Holandës kundër Polonisë.
Ndërkaq, lajmet e këqija u shtuan sot për Xavin pasi që mbrojtësi Ronald Araujo është lënduar qysh në pesë minutat e para të ndeshjes kundër Iranit.
Lajme këto jo të mira për Xavin, në prag të ndeshjes me liderin e La Ligas, Real Madridin./kp

Back to top button