U konfirmuan me COVID-19 katër mësues në juglindje të Shqipërisë, përkatësisht 2 raste në bashkinë e Korçës, një rast në bashkinë e Devollit dhe një në bashkinë e Kolonjës.

Përsa i përket dy rasteve ne Korçë mësohet se janë një çift bashkëshortësh, mësues fiskulture në një shkollë 9-vjeçare.

Edhe rasti i Kolonjës është mësues në një shkollë 9 vjeçare, mësues i gjuhës frënge, ndërsa rasti që rezultoi me COVID-19 në Bilisht është mësues Fizike./vizionplus