Drejtori thotë se gjithçka ndodhi jashtë shkollës

Drejtori thotë se gjithçka ndodhi jashtë shkollës

Katër nxënës të shkollave fillore në Manastir janë lënduar duke prerë venat, si pasoj që kanë rënë pre lojërave “Momo” dhe “Balena blu”, shkruan TV24.

Sipas informacioneve në televizion, numri i fëmijëve në Manastir të cilët i janë përgjigjur këtyre lojërave është shumë i madh.

Drejtori i shkollës fillore “Kole Kaninski”, nga Manastiri, Zoran Mirçevski e ka konfirmuar rastin për TV24. Drejtori thotë se gjithçka ndodhi jashtë shkollës dhe se Ministria e Punëve të Brendshme dhe prindërit janë informuar.

Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm nga policia në objektin e shkollës është gjetur një thikë./Tv21