​Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë , në Sllatinë, sot rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasoj e mosmbajtjes se distancës ka goditur një kamionetë, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marr lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Hoxha.
Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës kërkon drejtuesit e automjeteve që të jenë me të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. “Në veçanti të ju përmbahen kufizimeve të shpejtësisë që përcaktohen përmes shenjave në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda”./21Media

Back to top button