Katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar 83 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Të infektuarit janë regjistruar në: Shkup -34, Kumanovo-3, Shtip- 6, Tetovë -5, Struga -3, Veles -3, Ohër -1, Gjevgjeli -1, Strumica -5, Kriva Pallanka -1, Radovish -1, Koçani 9, Berovë – 1, Vallandovë -5, Vinicë -1, Dellçevë -4.

Katër persona kanë vdekur, tre pacientë nga Shkupi (66, 88 dhe 62) dhe një nga Tetova (73).

Deri më tani, janë kryer gjithsej 195,541 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 18.873, numri i pacientëve të rikuperuar është 15487, numri i të vdekurve është 760 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 2626, shkruan TV21./21Media