Covid-19 ka “goditur” Interin. Përmes një komunikate për media, klubi italian ka treguar se ka shumë raste pozitive me virusin Covid-19.

Me test pozitiv kanë rezultuar, dy drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta. Po ashtu edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik.