Shkon në 880 numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 persona të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë.

Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore.

Të shëruar – 78 % e rasteve të konfirmuara janë shëruar.

Në spital – Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)

Testime të kryera                   11578

Raste pozitive                             876

Raste të shëruara                        682

Raste Aktive                                163

Humbje jete                                 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë             70

Krujë               49

Shkodër          16

Kamëz            12

Fier                   5

Berat                 3

Elbasan             2  

Kurbin              1

Mirditë             1

Durrës              1

Korçë               1

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve./oranews