Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se në IKSHPK janë testuar katër mostra nga kjo komunë, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19 dhe se të gjitha kanë dalë negative.

Gashi ka njoftuar se në Obiliq ka vetëm një rast me Covid-19 dhe se shtabi emergjent lokal përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të stacionit policor, janë në gjendje gatishmërie në ofrimin e çdo lloj ndihme për pacientin e infektuar, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë!“, shkroi Gashi.