​Katër skuadra në Final 4 të Ligës Unike në basketboll

Pas përfundimit të fazës së rregullt, janë konfirmuar skuadrat gjysmëfinaliste që do të garojnë në Final 4 të Ligë Unike të Meshkujve, një prej kompeticioneve më të rëndësishme në basketbollin rajonal.

Nga Grupi A, kualifikimin e siguruan Besëlidhja dhe Vëllaznimi, duke treguar formë të qëndrueshme gjatë gjithë garës. Ndërkohë, në Grupin B gara ishte shumë e fortë, ku katër skuadrat përfunduan me bilanc të barabartë prej tri fitoresh dhe tri humbjesh.

Në bazë të rregulloreve, në gjysmëfinale kaluan KB Peja dhe Golden Eagle Ylli, ndërsa nuk arritën të sigurojnë një vend në fazën finale, Vllaznia dhe Apolonia.

Në Final 4, të përballjeve gjysmëfinale, e cila do të zhvillohet në Shqipëri gjatë mesjavës së ardhshme, janë caktuar Besëlidhja – Golden Eagle Ylli dhe Peja – Vëllaznimi.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 25 mars, ndërsa më 26 mars zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Back to top button