Katër të vdekur, 770 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë vdekur 4 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa edhe 770 persona kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 621 persona, ndërsa janë kryer 3393 testime.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet./oranews

Back to top button