Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 127 raste të reja.

75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Ndërkaq, 103 persona e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët vetëm pesë pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve kanë vdekur: një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)

Testime totale 87198

Raste pozitive  13518

Raste të shëruara 7732

Raste Aktive 5402

Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658

Durrës 594

Shkodër 395

Elbasan 309

Lezhë 308

Korçë 255

Fier 243

Vlorë 97

Kukës 150

Berat 111

Dibër 107

Gjirokastër 75./oranews