Katër qytetarë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë konfirmuar edhe 171 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Kanë vdekur një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të hënë janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në total në 9585 numrin e të rikuperuarve që prej fillimit të epidemisë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët, 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2855

Durrës 593

Shkodër 414

Korçë 291

Lezhë 273

Elbasan 231

Fier 264

Vlorë 199

Kukës 153

Berat 145

Dibër 82

Gjirokastër 61/vizionplus