Katër persona të prekur me Covid-19 vdiqën, ndërsa u konfirmuan 306 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas asaj që raportoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen 1412 testime, ndërsa fituan betejën me virusin 71 pacientë, duke e çuar numrin total në 10466.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

VIKTIMAT E 24 ORËVE TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, vdiq një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Vdiq edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT e po ashtu edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96/oranews