Katër të vdekur nga Covid-19 dhe 168 raste të reja në Shqipëri
11 Tetor 2020
Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri dhe janë shënuar 168 raste të reja. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shëruar 94 persona duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 14 në Korçë, 12 në Shkodër dhe Durrës, 8 në Krujë, 7 në Kavajë, 6 në Tropojë, 4 në Shijak, 3 në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 në Vlorë dhe Klos, dhe nga një rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./21Media