Katër pacientë të prekur me  Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Prilepi e Gostivari.

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1140 teste të bëra, 126 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 66 janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, 6 nga Kumanova, 4 nga Kavadari, 3 nga Resnja, 3 nga Prilepi, nga dy raste të reja janë shënuar në Strugë, Veles, Gostivar dhe Probishtip, ndërsa nga një rast në Manastir dhe Shën Nikollë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 raste të pacientëve të shëruar. Prej tyre, 48 janë nga Shkupi, 3 nga Rresnja dhe nga një në Shtip e Manastir, raporton tv21.tv.

Numri total i rasteve aktive me koronavirus për momentin është 3557 të infektuar. Gjithsej që nga fillimi i epidemisë janë prekur 6334 persona, prej të cilëve 2475 janë shëruar, ndërsa 302 kanë vdekur.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 92. Në mbështetje të oksigjenit janë 43 persona, ndërsa nuk ka pacientë që janë të vendosur në ventilim mekanik, kanë informuar nga MSH.

Në Spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 23 pacientë të rritur dhe 3 fëmijë dhe 4 të tjerë  janë me simptoma të virusit.

Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 18 pacientë të rinj, me çka numri total i të shtruarve ka arritur në 140. Derisa, 11 pacientë janë në respiratorë.

Në Spitalin e Manastirit të hospitalizuar janë 45 persona, në atë të Shtipit 33, ndërsa në Spitalin e Tetovës, atë të Ohrit, Velesit, Kumanovës dhe Prilepit numri total i pacientëve të hospitalizuar është 74 persona të prekur nga COVID-19, raporton TV21./21Media