Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima, dy prej tyre në spitalet Covid. Ndërsa, numri i rasteve të reja ka pasur një ulje krahasuar me dje, duke shënuar 92 raste. Ndërkohë, rritje ka shënuar edhe numri i personave të shtruar në spital, ku 18 janë në terapi intensive dhe 7 në intubim.

Vdekje – Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Testime dhe raste – Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është drejtuar qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid-19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)

Testime totale 40699

Raste pozitive 5197

Raste të shëruara 2883

Raste aktive 2160

Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1164

Durrës 259

Shkodër 205

Vlorë 104

Lezhë 84

Fier 79

Kukës 66

Korçë 63

Elbasan 51

Berat 32

Gjirokastër 29

Dibër 24./oranews