Katy Perry dhe Ornaldo Blum gati për të blerë shtëpi mbi 10 milionëshe
12 Gusht 2020
Ata do ta mirëpresin fëmijën e tyre të parë këtyre ditëveduket se Katy Perry dhe Orlando Bloom do të kenë më shumë sesa hapësirë të mjaftueshme për të rritur vogëlushin.
Çifti, i cili u fejua në shkurt 2019, u panë duke shikuar tre prona masive gjatë fundjavës në komunitetin super ekskluziv të Montecito, California – rreth një orë e gjysmë në veri të Los Angeles dhe vetëm 10 minuta nga Santa Barbara, ku këngëtarja lindi dhe u rrit, përcjell portali rtv21.tv
Secila prej pronave të shikuara nga Katy dhe Orlando kanë një çmim prej 10 milionë dollarë e më lart.
Prona e parë që i ra në sy dyshes është në shitje më pak se 10 milionë dollarë, me një vendbanim kryesor që përfshin gjashtë dhoma, 14 banjo – dhe pesë hektarë tokë.
Gjithashtu ka një pishinë, fushë tenisi, banjë, kabana me palestër. Ekziston edhe një garazh mjaft i madh për katër makina.
Më tej, çifti shikoi një pronë të stilit Colonial Revival, me pamje nga oqeani, e cila ka çmimin 11 milionë dollarë.
Ka tre hektarë e gjysmë dhe ka pesë dhoma gjumi, e gjashtë banjo.
Çdo dhomë e shtëpisë është me pamje nga oqeani, është e përkryer për argëtim dhe përmban një banjë, teatër dhe bodrum vere. Gjithashtu ka një pishinë, palestër, fushë sportive.
Shtëpia e tretë që çifti i famshëm shikoi është më e shtrenjta nga pronat, 14 milionë dollarë dhe vjen me më pak tokë, në dy hektarë e gjysmë.
Një strukturë mbresëlënëse arkitektonike, shtëpia e një niveli të vetëm të ndërtuar në vitin 1960, gjithashtu ka pamje të mrekullueshme nga oqeanit dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo.
E shkëlqyeshme për festat pas COVID-19, prona ka një kuzhinë në natyrë, gropë zjarri dhe pishinë, së bashku me një shtëpi për mysafirë./21Media