Katy Perry shfaq barkun e fryrë në një plazh në Malibu
14 Korrik 2020
E ndajnë vetëm disa javë nga sjellja në jetë e fëmijës së saj të parë, por kjo nuk do të thotë që Katy Perry nuk mund të argëtohet në diell me të fejuarin e saj, Orlando Bloom.
Ylli popit, 35 vjeç, u shfaq me barkun e saj të fryrë dielën në Malibu, përcjell portali rtv21.tv
Katy dhe Orlando janë së bashku që nga viti 2016, përpara se të fejoheshin në ditën e Shën Valentinit në 2019.
Ky është fëmija i parë për Katy, por Orlando gjithashtu ka djalin nëntë vjeçar, Flynn me ish-gruan e tij Miranda Kerr./21Media