Katy tregon barkun e rrumbullakosur në videoklip

Katy tregon barkun e rrumbullakosur në videoklip

Katy Perry zgjodhi mënyrën më të mirë për t’ju treguar adhuruesve të saj se po bëhet nënë.

Këngëtarja amerikane ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Never Worn White”, ku zbuloi dhe barkun e rrumbullakosur në videoklip.

Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom, kurse aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.

Deri më tani, rreth 14 orë pas publikimit, videoklipi i “Never Worn White” ka arritur të klikohet mbi 5.4 milionë herë në kanalin e këngëtares në YouTube./21Media