Kryetari i AKR-së, njëherësh themelues i Mabetex Group, Behgjet Pacolli, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit të Kazakistanit, nga presidenti i parë Nursultan Nazarbayev.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sot, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, z. Behgjet Pacolli, themelues i Mabetex Group, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit. Presidenti i parë i vendit, z. Nursultan Nazarbayev përgëzoj z. Pacolli për çmimin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese. Presidenti Nazarbayev shtoi se çmimi i ndarë për z. Pacolli është ndër të tjera si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak“, ka shkruar Murseli./21Media