Klubi basketbollistik “Prishtina” në këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit. Përmes një shkrimi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” është njoftuar edhe për dizajnimin e një logo speciale për 50 vjetorin.

“Duke qenë klubi më i trofeshëm shqiptar, me të arriturat më të mëdha sportive ndërkombëtare në kuadër të sporteve ekipore, jemi përkujdesur që përveç gjurmëve sportive sivjet të lëmë gjurmë simbolike që lidhen me një gjysmë shekulli aktivitet përplot performanca të shkëlqyera dhe arritje kulmore, ashtu siç e meriton Prishtina jonë, qyteti i krenarisë basketbollistike dhe kryeqyteti i kupave e titujve. Në këtë drejtim, ekipi ynë kreativ në krye me Lorik S. Berisha, ka dizajnuar logon e 50 vjetorit, logon e krenarisë, identitetit, dinjitetit dhe triumfit”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media