Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH pavarësisht situatës së krijuar me COVID-19, do mbahet në fund të muajit dhjetor.

Tani është bërë publike edhe lista e këngëve që do marrin pjesë në këtë garë për këtë edicion. Festivali i 59-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të mirëpresë 26 pjesëmarrësit e këtij edicioni.

Komisioni vlerësues i përbërë nga artistët, si : Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa kanë përzgjedhur 26 këngët konkurruese.

1. Peng- Devis Xherahu
2. Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
3. Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
4. E morën botën- Franc Koruni
5. Pendesë- Inis Neziri
6. Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
7. Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
8. Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
9. Tjerr- Evi Reçi
10. Vashëzo- Rosela Gjylbegu
11. Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
12. Do t’ja dal- Klinti Çollaku
13. Karma- Anxhela Peristeri
14. Si ajo- Wendi Mancaku
15. Ty- Fatos Shabani
16. Vajzë- Florent Abrashi
17. Njësoj- Enxhi Nasufi
18. Ajo vajza- Kamela Islamaj
19. Zjarri im- Era Rusi
20. Jo- Erikson Lloshi
21. Më mbron- Xhesika Polo
22. Ora e jetës- Manjola Nallbani
23. E lirë- Giliola Haveriku
24. Nënë- Viktor Tahiraj
25. Vendi im- Agim Poshka
26. Meteor- Stefan Marena

Vitin e kaluar vendin e parë në këtë festival e fitoi artistja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara me këngën “Shaj”./21Media