Moise Kean është bërë pjesë e Paris Saint-Germainit në formë huazimi njëvjeçar nga Evertoni.

Në Parc de Princes, sulmuesi italian do të luajë me bashkëkombësit e tij, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi.

Kean ka thënë se ka qenë Florenzi ai që e ka bindur për t’iu bashkuar kampionit francez.

“Bisedova me Alessandro Florenzin, me të cilin kam luajtur për Italinë dhe ia shtrova disa pyetje. Ai foli pozitivisht për skuadrën, trajnerin dhe seancat stërvitore… Ai më bindi!”, ka thënë ndër të tjera sulmuesi.