Reshjet e shiut e erërat e fuqishme kanë shkaktuar telashe për banorët e rajonit të Dukagjinit. Ditëve të fundit banorët kanë mbetur pa energji elektrike.

Lidhur me këtë ka reaguar KEDS duke thënë se po punon që të rikthejë energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Sipas KEDS-it janë rrëzuar shumë shtylla elektrike dhe janë këputur shumë përçues dhe dëmtuar stabilimente tjera përcjellëse. Ndërsa qytetet më të goditura janë Peja dhe Deçani.

“Prishjet në nivelin e tensionit të Mesëm pritet të sanohen komplet deri sonte në mbrëmje”, ka premtuar KEDS.

KEDS pos punëtorëve të këtij rajoni, ka dërguar menjëherë edhe ekipe shtesë nga rajonet tjera të Kosovës që t’u dalin në ndihmë për t’i sanuar sa më shpejtë prishjet

“KEDS menjëherë ka mobilizuar dhe angazhuar dhjetëra ekipe të cilat kanë dalur në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në kohën më të shpejt të mundshme për banorët e zonave të afektuara. Kushtet klimatike në zona të thella malore, si Rugova apo disa zona më të thella të Decanit po e vështirësojnë punën në maksimum, pasi atje ka edhe bore”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./21Media