KEDS  ka bërë përurimin e bibliotekës në shkollën fillore "Drenica"

KEDS  ka bërë përurimin e bibliotekës në shkollën fillore “Drenica”

Drejtori i shërbimeve të KEDS, Zafer Yilmaz ka bërë përurimin e bibliotekës në shkollën fillore “Drenica” , në Morinë të Skenderajt me rastin e 1 qershorit, ditës së fëmijëve.

“Ky projekt është për shkrimtarët e ardhshëm, dhe e ardhmja qëndron prapa nesh ,me punëtoret e KEDS së bashku, ideja ka qenë të bëjmë diçka, vetëm nga një punëtor i joni kemi mbledhur 600 libra” tha Yilmaz.

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Drenica”, Gëzim Gashi ka falënderuar KEDS’ in dhe gjithë punëtorët e saj për këtë bibliotekë. Ai tha se tani e tutje nxënësit e kësaj shkolle do të kenë librat në shkollë dhe nuk do të detyrohen t;i blejnë ato.

“Shkolla jonë fatkeqësisht asnjëherë nuk ka pasur bibliotekë, një mungesë e madhe për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe në mungesa të librave u detyruan t’i blejnë ato, mirëpo fal ndihmës së KEDS’it tani e tutje nuk do e ndjejnë mungesën e librit. Këtë bibliotekë do ta gëzojnë tani e tutje afër 540 nxënës”, tha drejtori i shkollës.

Për nder të ditës së fëmijëve nxënësit e kësaj shkollë kanë organizuar edhe një program festiv.

KEDS po ashtu sot do të përurojë edhe një bibliotekë edhe në shkollën fillore në Reznik të Vushtrri.