Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kanë inspektuar në terren investimet e KEDS-it në kryeqytet.

Ata premtuan se shumë shpejt kabllot e ekspozuara do të futen në tokë, dhe kështu do të eliminohet rreziku për qytetarët e Prishtinës.

Erbaska theksuar se në periudhën 6 mujore të këtij viti do të kompletohet investimi  i bërë nga KEDS në Prishtinë.

Investim do të jetë 16.5 milionë euro ku do të afektohet i gjithë kryeqyteti. 95 mijë konsumatorë në gjithë Prishtinën prej 120 mijë konsumatorë do të përfitojnë prej këtyre investimeve. Do të kemi energji stabile më të madhe dhe gypat të cilat janë përgatitur për kabllo të cilat do të jenë nën tokë”, ka theksuar Erbas.

Ndërsa Ahmeti ka thënë se përveç eliminimit të kabllove të ekspozuara, do të sigurohet edhe energji alternative për qytetarët e Prishtinës.

Jemi në vëzhgim apo monitorim të punimeve që KEDS-i po i bënë në komunën e Prishtinës, KEDS-i po bën një investim mbi 17 milionë euro në përmirësimin e situatës në Prishtinë në disa fusha siç është përmirësimi e furnizimit të rrymës prej 10 kv në 20 kv që ofron rrymë stabile për qytetarët tanë. E dyta është që kabllot e ekspozuara do t’i vendosim nën tokë të cilat janë edhe të rrezikshme për banorët, sepse janë të ekspozuara. Dhe e treta, që është e rëndësishme, është që gati për 100 mijë banorë me këto investime do të ofrohet furnizim alternativ”, ka thënë Ahmeti.

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS-i ka investuar dhe është duke investuar ende edhe në komuna të tjera në vend./KP