KEDS me udhëzim për kursim të rrymës nga konsumatorët shtëpiak

Përderisa kryeministri Albin Kurti po bën thirrje që të kursehet energjia elektrike, KEDS ka dalë me udhëzim se si kursehet energjia elektrike nga konsumatorët shtëpiak.
KEDS vlerëson se amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.
“Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.”. thuhet në njoftim
Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:
️ – Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
️-  Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
-️  Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
–  Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
️-  Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.
KEDS paralajmëron se ditëve në vijim do të përcjellin udhëzime për kursim edhe për kategori kategori të tjera!
Ndryshe, Qeveria Kurti 2, ka marrë vendim për subvencionimin e faturës së rrymës për ata që kursejnë energji elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak Qeveria do të subvencionojë dyfish faturën. Pra, p.sh., nëse shtatorin e vitit të kaluar janë shpenzuar 1000 kilovatë orë, kurse në këtë shtator shpenzohen 900 kilovatë, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind, ku për këtë 10 përqindsh, Qeveria do ta subvencionojë pastaj faturën e energjisë 20 përqind. Në masën e subvencionimit të kursimit të energjisë, pritet të përfitojnë rreth 300 mijë familje në Kosovë.
Çmimet e energjisë  janë rritur në gjithë Evropën që prej vitit të kaluar, por rritja më e madhe është vërejtur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, periudhë kur Rusia ka kufizuar furnizimet me gaz në kontinent./21Meda
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button