KEDS: S’ka më kufizime të energjisë elektrike

Kthimi në funksion i blloqeve A3 dhe B2 i termocentraleve të KEK-ut ka bërë që, sipas KEDS-it, të stabilizohet situata e furnizimit me energji dhe të ndalen kufizimet e rrymës.
Megjithatë, KEDS-i ka apeluar për kursim.
“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën. Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht. Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës”, thuhet në reagim të KEDS-it./21Media

Back to top button