KEDS: Stuhia ka shkaktuar një numër të madh prishjesh

Mbi 100 mijë konsumatorë pa energji elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS) ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve  është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave”, thuhet në njoftimin e KEDS.

KEDS ka kërkuar nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.\21Media

Back to top button