Ajo nuk e lejonte bijën e saj të shikojë filmat e Disney

Ajo nuk e lejonte bijën e saj të shikojë filmat e Disney

Aktorja, Keira Knightley ia ka hequr bijës së saj ndalesën për filmat e Disney me princesha. Aktorja 34 vjeçe bëri të ditur se në vitin 2018 ajo nuk e lejonte bijën e saj 4 vjeçe Edie –të cilën e ka me bashkëshortin Righton – të shikojë filmat, përfshirë  ‘The Little Mermaid’ dhe ‘Cinderella’ për shkak të stereotipeve negative ndaj grave.

Por, tani Keira ka thënë se bija e saj tani i ka shikuar “të gjithë” filmat e Disney me princesha dhe madje edhe ka komentuar aspektet negative të filmave. Duke folur për revistën Porter, ajo tha: “Ajo i ka shikuar të gjithë tani. Kur e kemi shikuar ‘Sleeping Beauty’, ajo tha, ‘Nuk është në rregull që burri e puthi atë pa lejen e saj!’ “S’mund t‘ju them sa e kënaqur isha. Nëse nuk bëj asgjë tjetër, kam arritur ta edukoj për këtë!”

Në komentet e saj origjinale, ylli i ‘Aftermath’ – e cila lindi bijën e saj të dytë në muajin shtator- tha se shumë filma të Disney me princesha sugjerojnë se femrat nuk janë asgjë pa princin e tyre. Ajo tha: “E Përhitura”, i ndaluar ngase ajo pret që një pasanik ta shpëtojë atë. Mos prit! Shpëtoje veten! Dhe për këtë jam mjaft e zemëruar ngase vërtet më pëlqen filmi, por… ‘Little Mermaid’.  Këngët janë të shkëlqyera, por mos e huazoni zërin për një mashkull. Përshëndetje!!”

Keira, më pas, qartësoi komentet  e saj kur ajo e pranoi se nuk ka probleme me filmin e vitit 2013 ‘Frozen’ sepse Elsa ngriti brengat e saj për motrën e saj Anna që deshi të martohej me një mashkull që sapo e kishte takuar. Ajo sqaroi: “‘Moana’ është e madhe në shtëpinë tinë, ‘Inside Out’ është i madh në shtëpinë tonë, më intereson çfarë Elsa do të thoshte për Ariel dhe Cinderella ngase Elsa i ka disa opinione serioze për Anna që del me një mashkull që sapo ka takuar edhe që thotë se do të martohet me të.”

Ajo tha ‘Absolutisht kjo nuk është në rregull’ dhe në fakt të gjithë në ‘Frozen’ nuk pajtohem me këtë. “Çfarë Elsa do t’i thoshte Ariel, e cila e huazon zërin për mashkull? Për një mashkull që, meqë ra fjala, ajo e ka parë vetëm duke vallëzuar rreth një anijeje dhe pastaj është mbytur!”Dhe është 100% e mrekullueshme që Ariel të shpëtojë një djalë, jam plotësisht për këtë, por çfarë Elsa do të bënte për këtë? ” Mendoj se Elsa do të thoshte: Shpirt, duhet ta njohësh atë më mirë, mos e jep zërin tënd akoma”./21Media