Keira Knightley do ta shohim për herë të parë në një serial televiziv të quajtur “The Other Typist”, një përshtatje e novelës me të njejtin emër nga Suzanne Rindell.

Keira Knightley do ta shohim për herë të parë në një serial televiziv të quajtur “The Other Typist”, një përshtatje e novelës me të njejtin emër nga Suzanne Rindell.

Ky rol do ta rikthejë edhe një herë Keira-n në qendër të vëmendjes pas një shkëputjeje disa vjeçare për shkak se u bë nënë dhe dëshironte të merrte pak kohë pushim për familjen e saj.

Knightley është e njohur për rolet e saj në filma gjigantë si; “Love Actually”, “Pride & Prejudice”, “Colette”, “Pirates Of The Caribbean” etj.

Në serinë televizive “The Other Typist” ajo do të ketë gjithashtu detyrën e rëndësishme të producentes ekzekutive.