KEK-u tregon se kur do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it

Korporata Energjetike e Kosovës, sot ka informuar se nesër pritet të krijohen kushtet per furnizimin e “Termokos”-it me avull për ngrohje qendrore.
KEK ka informuar se aktualisht në TC-Kosova A gjendja është stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h, ndërsa për shkak të një rrjedhjeje në kaldajën e njësinë B1, janë detyruar të ndalin në mesnate.
“Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike.”, ka bërë të ditur KEK.
Ndryshe, ngrohtorja “Termokos”, sot ka njoftuar se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës është detyruar që të ndërpres furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore./21Media

Back to top button