Këmbësori vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, shoferi në mbajtje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Prizren, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.
Sipas Policisë, i dyshuari, duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën në vendkalim për këmbësorë.
Viktima ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve të rënda.
Shoferi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.