Çifti i njohur turk  Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu, po bëhen prindër për herë të parë.

Këtë e konfirmuan vet ata në një prononcim për media teksa po dilnin nga kontrolla rutinë mjekësore.

Dyshja tërhoqi vëmendjen me disponimin e tyre të këndshëm dhe u përgjigjën pyetjeve të reporterëve, raportojnë mediat turke përcjell portali rtv21.tv

Duke llogaritur ditët për t’u bërë baba, İmirzalıoğlu tha: “Ka kaq shumë emocione. Faleminderit Zotit gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë problem. Jemi në dy muajt e fundit. Allahu e ruajtë nga syri i keq”.

Kobal, e cila është  7 muajsh shtatzënë, tha: “Gjithçka është mirë, kemi ardhur për kontroll”.

Çifti në maj të vitit 2016 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë./21Media