“Nëse Morris do fliste, do ju thoshte: Lërmëni të qetë, lërmëni të këndoj.”

“Nëse Morris do fliste, do ju thoshte: Lërmëni të qetë, lërmëni të këndoj.”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Një gjel është paditur në gjykatë se këndonte heret në mëngjes.

Ngjarja ka shkaktuar protesta në Oleron.

Seanca ndaj Morris u mbajt të premten, por vetë gjeli nuk u paraqit në gjykatë. Shpendi u përfaqësua nga pronarja e tij, Corinne Fesseau, e cila i tha gjykatësve: “Nëse Morris do fliste, do ju thoshte: Lërmëni të qetë, lërmëni të këndoj.”

Shumë pronarë bagëtish e shpendësh u paraqitën përpara gjykatës në shenjë mbështetjeje ndaj gjelit.

Gjykata njoftoi se vendimi përfundimtar do merret më 5 shtator.

Ishin fqinjët e Corinne Fesseau që ngritën padinë pasi u shqetësuan nga gjeli, i cili këndonte herët në mëngjes.

Moris, me pula të kuqe dhe të zeza shqetësoi fqinjët, disa pensionistë, sepse filloi të këndonte në 6 të mëngjesit, raporton oranews.