Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, ka arritur një sukses të madh me këngën “My heart and my head” që është pjesë e albumit të saj debutues “Heaven and Hell”.

Kënga e saj është renditur në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës iTunes.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar Ava Max në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi dy milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Albumin e titulluar “Heaven & Hell” , Ava Max e ka lansuar më 18 shtator 2020./21Media