Dramë e papërshkrueshme! Romancë e mrekullueshme! Një ëndërr dhe betim fëmijërie, në realizim e pamundshmja bëhet e mundshme! Herë-herë të bën të duash, herë-herë të urresh karakteret. Të bën të shtrosh pyetje, të qeshësh e të qash, të lëndon e të shëron.

Ky është një udhëtim me “Këngën e jetës”, ku çdo karakter bëhet real dhe si në jetën reale, të mirat dhe të këqijat bëhen bashkë! E shëmtuara dhe e bukura, dy anët e jetës. Pra, kjo është “Kënga e jetës”, seriali me i ri në RTV 21, i cili do të transmetohet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë nga ora 20:00./21Media