Mes shumë këngëve të bukura të kantautorit të madh Eric Clapton, qëndron “Layla” një hit i përjetshëm që dëgjohet e rikëndohet vazhdimisht anembanë botës, e konsideruar si njëra nga këngët më të mëdha e të gjitha kohëve.

Ishte periudha kur Clapton interesohej për letërsinë e Lindjes, aty njohu historinë e Laylas dhe Majnunit, shkruar nga poeti persian i shekullit të 12-të Nizami Ganjavi – dy të dashuruarve të famshëm që i la mbresa të thella artistit. Clapton e dashuronte Pattie Boyd-in, gruan e mikut të tij George Harrison dhe këtë këngë ia dedikon asaj.

Kënga fitoi shumë çmime derisa u rendit e 27-ta nga revista “Rolling Stone” në mesin e këngëve më të mëdha. Versioni akustik i saj fitoi Grammy në vitin 1993.

Më poshtë kënga dhe teksti në shqip.

Layla

Ç’do bësh kur e kapluar nga mërzia do të jesh
dhe kur askush nuk do të të pres atje tej?
Ke bërë shumë ecejake dhe je fshehur gjatë,
gjithë kjo s’është veçse krenaria jote e marrë.

Layla, më ke bërë të të bie në gjunjë,
Layla, fort e dashura ime, po të përgjërohem,
a s’do ta lehtësosh mendjen time të rënduar?

Bëra çmos që të të ngushëllojë atëherë
kur plakaruqi yt të la fare pas dore,
e porsi budalla zura sevda të madhe në ty
por ti botën time e ktheve përmbys.

Le ta bëjmë më të mirën në këtë situatë
para se përfundimisht të loz nga mendtë,
të lutem mos thuaj: “S’do të gjejmë kurrë
ndonjë mënyrë” dhe se sevdaja ime është e kotë.

Layla, më ke bërë të të bie në gjunjë,
Layla, fort e dashura ime, të përgjërohem,
a do ta lehtësosh mendjen time të rënduar?

Shqipëroi: Bujar Meholli