Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti ka një lajm të mirë për fansat.

Ai përmes një instastory ka paralajmëruar se kënga e tij e radhës do të publikohet sonte, shkruan rtv21.tv

”Sonte në ora 18:00, Dua të t’harroj”, ka shkruar këngëtari në instastory, krahas fotografisë.

Kujtojmë që, Alban Mehmetin kohëve të fundit e kemi parë më shumë në bashkëpunime me këngëtaren, Kaltrina Selimi për xhirimet e vitit të ri, ndërsa tani vjen me projekt solo./21Media