Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat edhe në “billboard”-et e New Yorkut
10 Tetor 2020
Bebe Rexha dje lansoi me klip këngën “Baby I’m jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat.
Kënga u prit mirë nga publiku ndërsa po gjen vend edhe në billbordet e e New York, shkruan portali rtv21.tv
E këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha në rrjetet sociale.
Ndërsa, kënga qysh prej dje ka marrë afër 3 milionë klikime në Youtube.
Po ashtu ky bashkëpunim gjendet edhe në platformat më të mëdha të muzikës në botë si Spotify dhe Apple Music./21Media