Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica dje e ka publikuar bashkëpunimin me Faton Maculën të titulluar “N’shpirt”, i cili po mirëpritet nga fansat.

Smolica në një intervistë për emisionin “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21 zbuloi detaje mjaft interesante për projektin “N’shpirt”.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet këngëtarja duke u bazuar në një histori të vërtetë.

“E ka një histori të vërtetë, nuk ka të bëjë më mu, por me një ish çift, që flitet për një dashuri të pamundur në mes tyre, më kanë shkruar në rrjetet sociale, kanë tregu fjalë kyçe dhe e kam shkruar tekstin”, tha këngëtarja 29 vjeçare.

Këtë këngë Vesa e solli me videoklip ku ajo shfaqet si çdoherë unike, shkruan rtv21.tv.

Melodia dhe teksti i këngës është punuar nga këngëtarja, kurse producent i këngës është Gëzim Lazri./21Media