Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, shumë shpejt pritet që të publikojë një projekt të ri muzikor.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Rina ka pyetur fansat “sa jeni tu e prit këngën më zemërthyese në botë”.

Detaje rreth këtij projekti Rina nuk ka bërë të ditura.

Ndryshe, “Fallin’ In Love” është projekti i fundit muzikor që Rina e solli në bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin boy. Kënga deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media