Kënga “Panorama” e Ardianit dhe Xhensilës arrin suksesin e parë
11 Korrik 2020
Dy emrat e njohur të estradës shqiptare Ardian Bujupin dhe Xhensila Myrtezaj përsëri kanë bashkuar forcat e tyre për projektin e ri muzikor.
Dyshja e njohur dje publikuan këngën me titull “Panorama”, e cila u mirëprit nga fansat dhe ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i saj ka arritur mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube.
‘
Bashkëpunimi i parë i tyre “Cika cika” u publikua në vitin 2018 dhe deri tani numëron miliona klikime në YouTube./21Media