Sot shënohet përvjetori i 31-të i rënies së Murit të Berlinit që shënoi njëherit ribashkimin e Gjermanisë.

Rock grupi i famshëm “Scorpions” lansoi këngën “Wind of change” si pjesë të albumit “Crazy World” në vitin 1991. E shkruar nga kantautori Klaus Meine, kënga arriti të futet në mesin e këngëve më të mira të shekullit të kaluar. “Wind of change” u bë e njohur edhe për mesazhin e fuqishëm anti-luftë që mbart edhe për mënyrën e interpretimit nga vokalisti Meine.

Subjekti i këngës flet për rënien e komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe ribashkimin e Gjermanisë. Pas një vizite në Moskë në vitin 1989 anëtarët e grupit u frymëzuan ta krijojnë këngën, ndërsa kantautori Meine nisi shkrimin e saj.

Meine donte që kënga ta kishte edhe titullin e fuqishëm, ndaj vendosi për “Era e ndryshimit” si jehonë e rënies së Murit të Berlinit dhe fillimit të një epoke të re për mbarë njerëzimit ku njerëzit do ta gëzonin lirinë. Rrjeti televiziv gjerman ZDF e zgjodhi “Wind of change” si këngë të shekullit, ndërsa grupi pati shitje të mëdha të disqeve.

Më poshtë kënga dhe teksti:

Jam në qytetin e Moskës
poshtë te parku “Gorki”,
po e dëgjoj erën e ndryshimit.
Në një mbrëmje vere gushti
ushtarët kaluan fare pranë
duke dëgjuar këtë erë ndryshimi…

Bota po bashkohet, po bëhet një e tërë,
e keni menduar ndonjëherë
të jemi afër njëri-tjetrit, si vëllezër?
E ardhmja pluskon në ajër kudo rreth nesh,
mundem fare mirë ta ndiej
ajo po vjen me erën e ndryshimit…

Më dërgoni në atë moment magjik
të asaj nate të lavdishme,
atje ku fëmijët e së nesërmes
mund të ëndërrojnë,
në këtë erë të ndryshimit që po vjen…

Po ecja rrugëve
me kujtimet e largëta që para syve më vinin,
i varrosa të gjitha përgjithmonë…
Po i ndjek rrugët e Moskës,
dhe në parkun “Gorki”
erën e ndryshimit po e dëgjoj…

Dërgomëni në atë moment magjik
të asaj nate të lavdishme,
atje ku fëmijët e së nesërmes
lirshëm mund të ëndërrojnë
në këtë erë të ndryshimit që po vjen…

Era e ndryshimit
po vjen në kohën e duhur
si një furtunë që do t’i bie
kambanës së lirisë
e do ta shtrijë paqen kudo…
Pra, le të këndojmë balalaika,
kjo është gjithçka do kitara ime…

Dërgomëni në momentin magjik
të natës së lavdishme,
ku fëmijët e së nesërmes ndajnë ëndrrat
me ty dhe me mua
në erën e ndryshimit…

Shqipëroi: Bujar Meholli /21Media