"Po thone kanget tonve trimave, çohu Adem"

“Po thone kanget tonve trimave, çohu Adem”

Edhe pak kohë na ndanë nga transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Më në fund Kosova, do ta ketë ushtrinë e saj e cila do të ketë ndikim në sigurinë e vendit.

Për këtë ditë historike, vite më parë janë thurur vargje të ndryshme nga këngëtarët tanë.

Ushtrisë nuk i kanë kënduar vetëm këngëtarët e muzikë popullore, vargje të tilla u kënduan edhe nga artistë të zhanreve tjera të muzikës.

Në këto këngë janë përmendur shumë vuajtjet e vendit tonë,  si dhe ata që e dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë.

Ilir Shaqiri, Adelina Ismaili, Shkurte Fejza dhe Shemi janë disa prej emrave të njohur, të cilët kënduan këngë për këtë ditë të rëndësishme të Kosovës.

Adelina Ismaili

Këtë këngë ajo e ka publikuar në vitin 1998 dhe e këndoi duke përmendur në refren edhe Ibrahim Rugovën, presidentin historik të Kosovës i cili dha një kontribut për këtë ushtri.

Ilir Shaqiri

Në vitin 2000, këngëtari i njohur nga Drenica ka publikuar këngën e tij të titulluar “Garda” këngë kjo që dëgjohet edhe tani nga gjeneratat e reja.

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza këngëtarja e njohur e muzikës popullore në vitin 2003 publikoi këngën “Mora fjalë”, teksti i kësaj kënge ka të bëjë me luftën e Kosovës, konkretisht për luftëtarin më të madh të Kosovës, Adem Jasharin.


Grupi Ilirët

“Ushtria e Kosovës” titullohet kënga e cila u publikua në vitin 2017 e kënduar nga Shemi( Iliret) në bashkëpunim me Metin.

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri. Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite. /21Media