Chris dhe Ammika festojnë fshehurazi

Chris dhe Ammika festojnë fshehurazi

Chris Brown dhe ish-e dashura e tij Ammika Harris janë bërë prindër të një djali të vogël.

Ky është fëmija i dytë për këngëtarin amerikan, pasi ai tashmë është babai i vajzës 5-vjeçare Royalty, me ish të dashurën Nia Guzman.

Chris, një baba krenar ndau në rrjetet sociale një fotografi duke buzëqeshur me mbishkrimin “11-20-2019” dhe një imazh të vetes i veshur me kapuç me fjalën “Born” të qëndisur në të.

Modelja Harris, 26 vjeçe, ndau lajmin në Instagramin e saj me një emoji zemre dhe fjalët: “Unë isha e dashuruar, kur të pashë për herë të parë”.

Kujtojmë se Chris kishte lënë të kuptohet se Harris ishte shtatzënë, duke lënë komente të tilla si “mamaja e fëmijës tim” në fotot e saj./21Media