Këngëtari i mirënjohur kosovar pozitiv me koronavirus
29 Korrik 2020
Këngëtari i njohur kosovar Art Abazi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai me anë të një postimi në Instagram ka deklaruar se që nga dita e dielë është i shtrirë në shtëpi ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e tij është duke u përmirësuar.
Së fundmi këngëtari ka lutur për përdorim të maskave për të mbrojtur vetën dhe familjen./21Media