Bieber i përkushtuar për t'u përmirësuar

Bieber i përkushtuar për t’u përmirësuar

Justin Bieber ka folur për periudhën më të errët të jetës së tij në episodin e fundit të serialit dokumentar ‘Seasons’.

Ai tregoi se ka abuzuar me lëndë narkotike dhe tashmë është përkushtuar të përmirësohet.

Vendosa që t’i jap fund me drogën, pasi po vdisja. Rojet e sigurisë hynin natën në dhomën time dhe më kontrollonin pulsin. Njerëzit nuk e dinin se sa serioze ishte situata. Ishte vërtetë e frikshme. Jam përkushtuar për t’u përmirësuar, pasi e di se versioni më i mirë i imi do më ndihmojë që të jem një burrë më i mirë, një baba më i mirë, një mik më i mirë”, tha Bieber.

Këngëtari tha se gjithçka që po bën tani e bën për adhuruesit e tij./21Media